Milano, abuzimet në konsullatën shqiptare
Një lejekalimi në konsullatën shqiptare të Milanos, nëse nuk do të tregosh pasaportën, kushton 150 euro. Lejen e kalimit mund ta marrë kushdo, pa u verifikuar fare. Mjafton të paguajë nën dorë. Nuk duhet të presësh as në radhën e gjatë, që mbajnë emigrantët para konsullatës në "Piazza Duomo". "Fiks Fare" vijoi dje denoncimin e korrupsionit në përfaqësitë diplomatike shqiptare. Investigimi i "Fiks"-it ka filluar dy vjet më parë, kur pjesëtarët e një grupi xhirimi u paraqitën si emigrantë te sekserët e konsullatës, godina e së cilës ndodhet në "Piazza Duomo".
Dy vjet më parë
Në vitin 2007, "Fiks Fare" shkoi në konsullatën e Milanos, pasi kishte informacion që atje mund të bëje çdo lloj dokumenti, mjaft të paguaje. Qoftë legalizim apo një leje martese. Gazetarët hynë në pazar me një sekser për të siguruar një leje martese. Sekseri quhej Gazi dhe kishte kontakt të drejtpërdrejtë me konsullatën. Gazetarja e "Fiks"-it, pasi ra dakord për pazarin me sekserin, i dha një fotokopje të pasaportës së saj dhe një të kartës së identitetit të një shtetasi italian. Pagesa për të siguruar këtë leje martese ishte njëmijë euro. Sekseri i premtoi që kjo punë do të mbaronte për pesë ditë.
Një vit më pas
Një vit më pas, investigimi për abuzimet me emigrantët në konsullatën shqiptare të Milanos, vazhdoi. Kësaj radhe, siguruam një lejekalimi për një gazetaren e "Fiks Fare". Shkuam dhe pritëm në radhën e emigrantëve, mbrapa ndërtesës së konsullatës. Gazetari i "Fiks"-it ishte i 57-i në radhë.
I vetmi dokument identifikimi që paraqitëm ishte një certifikatë për një gazetarin tonë. Askush nuk e pa, as nuk e verifikoi, ndërkohë që personi nuk u paraqitet fare në sportel. Nuk u bë asnjë pagesë në bankë, siç e parashikon rregullorja. Kur gazetari i "Fiks"-it ofron 150 euro vetëm që të mbarojë punë, roja e fut nga dera e përparme. Gazetari takoi shoferin e konsullit. Gjatë bisedës, i thanë se kur të shkojë te konsulli do t‘i kërkojnë personin që të jetë prezent. Më vonë, gazetari hyri në konsullatë, i dha shoferit të konsullit 150 euro dhe mori lejen e kalimit, që është e vlefshme deri më 10 dhjetor 2008.
Bisedat
Nëntor 2007
Takimi me sekserin për të marrë një leje martese
Fiksi: Gazi?
Gazi sekseri: Po... Çfarë bëre ti?
Fiksi: Mirë, ja kështu, me këto problemet tona. Tani do më bëhet sot apo...?
Gazi sekseri: Sot nuk mund të bëhet ajo. I thashë dhe Bujarit unë, të paktën pa një javë.
Fiksi: Një javë? Do më duhet të vij prapë nga Torino, si?
Gazi sekseri: Çfarë të thotë vëllai jot? Nuk është puna që i bëjmë ne, a më kupton? Unë kam gjetur një person aty brenda.
Fiksi: Nejse, po t‘i jap unë një herë këto ty, që kështu gjithsesi... Oh, se nuk i kam shënuar. Këto të dyja janë fotokopja e pasaportës time dhe karta. Këtu brenda ke lekët, ke dhe një fotografi timen. Numëroi një herë, që të jesh në rregull...
Gazi sekseri: Çfarë të thotë vëllai ty! Po i bëri më shpejt ai, po të çoj haber me Bujarin.
Fiksi: Po, mirë dakord. Nëse ai e bën më shpejt... Gjithsesi, edhe unë jam pak në merak.
Gazi sekseri: Maksimumi brenda katër ditëve, pesë ditëve. Po qe se na i bën më shpejt...
Fiksi: Zgjat katër ditë? P.sh. sot është e premte, kur mund të bëhet?
Gazi sekseri: Nga e mërkura. Do Zoti na i bën edhe sot ai moj, ç‘a nuk bën vaki, si të gjej momentin... Rri pa merak, unë do bëj të pamundurën... Mirë moj motra, rri pa merak, se do ta bëjmë se nuk bën sot.
Nëntor 2008
Nxjerrja e lejes së kalimit
Fiksi: Çfarë është kjo? Duhet të zëmë radhë?
Qytetari: Po.
Fiksi: E mban ti radhën?
Qytetari: Deri tani unë, pastaj mund të vijnë ta mbajnë dhe të tjerët.
Fiksi: 57-ta jam unë?
Qytetari: Po.
Fiksi: Dëgjo, për lejekalimi çfarë më duhet? Për lejekalimi për nusen...
Shoferi: Certifikatë lindjeje dhe dy fotografi.
Fiksi: Për një lejekalimi duhet të jetë personi vetë?
Shoferi: Personi çfarë moshe ka?
Fiksi: 23. Nuk bëhet në asnjë mënyrë?
Shoferi: Do hysh brenda dhe do të të kërkojnë personin. Personi duhet të ketë pasaportë ose certifikatë.
Fiksi: I ka ato, por prezenca na prish punë.
Roja: Ai çuni i gjatë është shoferi i konsullit.
Fiksi: Cili, ai që ishte këtu te dera? Nuk ma merr dot përsipër ti?
Roja: Rri një herë, mos e vrit mendjen. Pasaportën e ke të gruas?
Fiksi: Jo, se po të kem pasaportën, ç‘më duhet mua leja e kalimit?
Roja: Nuk ka gruaja pasaportë?
Fiksi: Jo, se po të ketë pasaportën, çfarë më duhet mua leja e kalimit? Sa kushton ajo me anë ligjore? 20 euro? Sa?
Roja: 30 euro.
Fiksi: Me 150 euro ma bëjnë ishalla...
(Roja e adreson te shoferi i konsullit, sapo merr vesh që gazetari është në gjendje të paguajë)
Roja: Ik lart dhe jepi ato që thamë. Atij djalit me të zeza.
Fiksi: Sa? Një e gjysmë?
Roja: Po, atij djalit me të zeza.
Fiksi: Atij të gjatit me të zeza?
Shoferi i konsullit: Mirë, më prit poshtë.
Fiksi: Të të pres poshtë?
Shoferi: Po.
Fiksi: A duhen më?
Shoferi: Me atë ke fol...
Fiksi: Shiko, i dhashë letrat dhe njëqind euro.
Roja: Po mirë... Unë në fakt i thashë për 150.
Fiksi: Na, se ai të ka thënë ty për 150.
Roja: Mos e hap këtu. Afat përdorimi deri më 10 dhjetor.
Fiksi: Faleminderit!