Artikulimi i interesave politike
Filozofi italian, Nikolo Makiaveli, (1469-1527) duke hedhur dritë mbi ndryshimet mes botës mesjetare të kishës dhe institucioneve laike, te vepra e tij e famshme "Princi", bëri një katalog të cilësive, që duhet të ketë një udhëheqës për të ruajtur pushtetin dhe sigurinë e shtetit. Për dallim nga një lagje jo e vogël e teoricienëve të kohës, Makiaveli kishte kuptuar me kohë se ëndrra e unitetit të princërve evropianë mbi parimet e krishterimit po bëhej gjithnjë e më e paarritshme, meqë kishte shenja të qarta se ajo njëkohësisht, së paku për një pjesë të mirë të sërës së tyre, ishte edhe e padëshirueshme. Bash për këtë, ai u bëri thirrje udhëheqësve që të kenë guximin qytetar për të artikuluar interesat e tyre politike.
Deri në këtë thyerje epokash, institucioni i Kishës ishte dominant. Shteti modern që po lindte, respektivisht klasa politike që po krijohej bashkë me shtetin, kishte nevojë për mbështetje teorike në misionin e tyre. Te Makiaveli, kjo klasë gjeti mbështetësin më real të saj. Ai u sugjeronte udhëheqësve që të veprojnë në emër të interesit të shtetit.
Ndërkaq, pas lindjes së sistemit të Vestfalisë, pasoi edhe formulimi i sovranitetit, si koncept bazë i marrëdhënieve ndërkombëtare edhe sot e kësaj dite. Në fakt, ky koncept çoi Evropën drejt revolucionit vestfalian dhe ishte bazamenti mbi të cilën u ngrit Bashkimi Evropian, si e njohim sot.
Nëse tërheqim paralele mes asaj epoke të Mesjetës së vonë dhe kësaj që po jetojmë ne sot, çfarë konkluzionesh do të mund të nxirrnim ne qytetarët aktivë politikë të dy republikave tona dhe të hapësirës tjetër në Maqedoni e gjetkë? Nëse Makiaveli atëbotë kishte kuptuar qartë se bashkimi i princërve evropianë mbi parimet e filozofisë kristiane nuk arrihej dot, një pjesë e mirë e politikanëve modernë evropianë këtë nuk e ka të qartë as sot e kësaj dite. Por, për dallim nga princërit mesjetarë evropianë që e kishin të vështirë ta akceptonin këtë realitet, politikanët e epokës së liberaldemokracisë evropiane, që i vunë gurthemelin një lloji specifik të bashkimit të Evropës (1952), e kishin më të qartë porosinë e Makiavelit. Ata artikuluan qartë interesat e shteteve që përfaqësonin dhe bënë gjithashtu të njohur edhe vizionin e tyre për të ardhmen e kontinentit. Politikanët që atëbotë ishin në krye të shteteve evropiane, e kishin gjithashtu të qartë se shkonin drejt këtij bashkimi politik "sui generis" duke respektuar vullnetin dhe interesat e qytetarëve që përfaqësonin, pa cenuar sovranitetin e vendeve.
Po cilat janë interesat politike të dy republikave tona dhe të Maqedonisë shqiptare sot në këtë kuadër politik evropian? A po artikulohen ato interesa qartë nga lidershipi ynë konform me interesat afatgjata të kombit?
Në vizitën e paradoditshme të kryetarit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, në Prishtinë, u artikulua edhe një herë pozicioni politik i Tiranës zyrtare. Bashkimin e dy republikave tona, Tirana e sheh në kuadër të BE-së. Pak a shumë këtë trajtë dhe përmbajtje ka edhe artikulimi i Prishtinës zyrtare.
Nëse shteti mbetet edhe sot e kësaj dite si institucion i dobishëm, i krijuar nga njerëz të arsyeshëm, si do të shprehej Xhon Loku, liria e shpërfaqur në pjesën më të madhe të Kosovës, në format e saj edhe të kësaj që po e jetojmë, dëshmon se shteti u bë i dobishëm edhe për qytetarët e Kosovës. Mirëpo, për shkak të ndërvartësive të mëdha që ka klasa politike ndaj faktorit të jashtëm, të shprehura përmes ndërhyrjeve si kjo e tipit të Zanierit, së fundi për gjoja dialog teknik me Beogradin etj., shteti i Kosovës më e pakta që mund të thuhet, rezulton se vazhdon të mbetet peng i njerëzve jo të arsyeshëm që, fatkeqësisht, në rrethana ende të pashpjeguara sa e si duhet, u gjetën në krye të institucioneve qendrore të shtetit. Kjo kategori nuk ka si të vlerësohet ndryshe, meqë po vepron në kundërshtim me logjikën e gjërave, duke iu nënshtruar plotësisht hartuesve të utopisë që polli kozmopolitizmin si fenomen sociopolitik.
Maksima historike e Revolucionit amerikan (1776) dhe atij francez (1789), na mëson se nacionalizmi është produkt i shtetit. Elitat që janë brumosur me ideologjinë e nacionalizmit progresiv, i nxisin njerëzit të marrin pjesë aktivisht në procesin politik dhe në ndërtimin e shtetit.
Përpjekja për krijimin e një të ashtuquajtur shtet hibrid të Kosovës, të mbështetur në teoritë eksperimentale të dështuara edhe atje ku lindën, ndërkohë ka nevojë për një kundërvënie aktive përmes artikulimit më të qartë të interesave politike. Këtë artikulim duhet ta bëjnë forcat politike, jo vetëm ato në pushtet. Shqetësimi i elitave politike në disa qendra politike evropiane lidhur me nacionalizmin shqiptar, merr konotacione kuptimplota tashti tek po nxjerr krye përplasja e mundshme mes Greqisë dhe Maqedonisë, jo thjesht për çështjen e emrit, por shumë më shumë për procesin që po hyn Ballkani në ndërtimin e ekuilibrit të ri të fuqisë, ku faktori shqiptar, kësaj radhe nuk mund të anashkalohet. E pikërisht për këtë, pas 17 shkurtit, qytetarët shqiptarë, kanë nevojë për artikulimin e interesave të tyre politike në formë dhe përmbajtje tjetër.