E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ti ja mohove këtë projekt Tiranës 3 vjet!

Share

Nga Erion Braçe

Sali Berisha sapo reklamoi konkursin çudibërës të Lulëzim Bashës për “Tiranën e re moderne, evropiane”!

Bëhet fjalë për projektin e “zgjatimit të Bulevardit të Tiranës” dhe projektin e “lumit të Tiranës”!

Sali Berisha hesht!

Çdo gjë e mirë në Tiranë, deri më sot, është bërë me konkurs! Të vërtetë, profesionist, të ndershëm, kombëtar e ndërkombëtar!

Ti je kryeministri që ke sulmuar, fyer dhe sharë si rrugaç një praktikë të tillë!

Ndërkohë:

Projekti i zgjatimit të Bulevardit të Tiranës është projekt i Kryebashkiakut Rama, i ndalur prej teje me njëmijë e një proçedura burokratike!

Ti ja mohove këtë projekt Tiranës 3 vjet!

Projekti i lumit të Tiranës është projekt i Kryebashkiakut Rama, i ndalur prej teje me njëmijë e dy procedura burokratike (2-shi ishte shtrirja e projektit në komunën heroike të PD, Paskuqanin).

Ti ja mohove këtë projekt Tiranës 3 vjet!

Sali Berisha, ti nuk linde sot! Kujtohu se çfarë ke thënë në ditë si kjo! Ti ishe armiku i Tiranës moderne dhe beteja jote dëshmoi vizionin tënd primitiv!

Ndaj hesht!

Fussnote 1: Ka një fytyrë “erotike” në Bashkinë e re të PD, zëvendëskryetarja. Ajo e bën më seksi propagandën e vizionit tënd primitiv!

Fussnote 2: Shpresoj që të fitojë një nga tre projektet e tre studiove nga Hollanda, janë edhe të shtëpisë.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›