“T’i japin vendit procesin zgjedhor më të më të lirë”
27/06/2009 Apeli i Berishës
Kryeministri Sali Berisha u ka bërë apel të gjithë qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Kreu i qeverisë ka zgjedhur ditën e djeshme, duke respektuar heshtjen elektorale, të sanksionuar me ligj për ditën e sotme. “Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që me maturinë dhe qytetarinë e tyre të kontribuojnë në këto zgjedhje për procesin zgjedhor më të lirë, më të mirë në historinë e këtij vendi. Një gjë është jashtëzakonisht jetike: shmangia e çdo lloj tensioni. Së dyti, të mos lejojnë që një virtyt, një vlerë madhore jona, siç është solidariteti familjar, të na kthehet në një dëm serioz për zgjedhjet. Kjo do të thotë që të gjithë ne në familjet tona, kush me bashkëshortin, kush me prindërit, me gjyshërit, më vëllanë, motrën do të shkojmë pasnesër në kutitë e votimit, por kusht vendimtar është që asnjë të mos tentojë të votojë kolektivisht”, - ka thënë Berisha.