E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i bizneseve me elementë të rinj sigurie

27/06/2009  Implementohen këtë vit

Elementë të rinj sigurie do të shtohen këtë vit sa i përket sigurisë së NIPT-it që lëshon Qendra Kombëtare e Bizneseve për regjistrimin e tyre. Aktualisht ka dy elementë sigurie, por gjatë këtij viti do të shtohen edhe 3 elementë të tjerë, duke i çuar 5 në total. Gjithçka do të bëhet për të rritur sigurinë dhe cilësinë e bizneseve. Sipas drejtuesve të QKR-së, futja e tre elementëve të tjerë të sigurisë në certifikatën e regjistrimit, si relievi i logos së QKR-së, vendosja në katër cepat e certifikatës të logos së QKR-së, si dhe "Wotermarks" do të rrisin sigurinë dhe do të garantojnë plotësisht bizneset nga çdo lloj ndërhyrje e mundshme dhe e palejueshme. Sipas drejtuesve të këtij institucioni, shtimi i këtyre elementëve do të bëjë të mundur që certifikata e lindjes së biznesit të mos ketë abuzime. Në këtë kuadër, do të futet edhe përbërja kimike e letrës, që rrit maksimalisht akoma dhe më shumë sigurinë. Qendra Kombëtare e Regjistrimit filloi punë më 3 shtator 2007, duke zëvendësuar procedurat e mëparshme të regjistrimit në gjykata. Ajo është institucioni i vetëm për regjistrimin e biznesit në Shqipëri, me një ndalesë, ku kryen të gjitha proceset e regjistrimit të biznesit, përfshirë dhe regjistrimin për efekt të taksave në nivel kombëtar dhe vendor, për sigurimin shëndetësor e shoqëror si dhe për Inspektoratin e Punës.

Interesimi

Gjatë këtij forumi, përfaqësuesit e kompanive treguan një interes të veçantë edhe për strategjinë e lançuar nga Konfindustria për krijimin e Tregut të Përbashkët Shqiptar 7 milionësh pas pavarësimit të Kosovës. Por gjithashtu, në qendër të interesit të përfaqësuesve është edhe përfundimi i investimeve të mëdha të Shqipërisë, ashtu si edhe në ndërtimin e sistemeve rrugore dhe energjetike moderne.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›