Sherr mes të rinjve, 2 në polici, 2 në spital
27/06/2009 Për motive të dobëta
Dy të rinj kanë përfunduar në mjediset e policisë dhe dy të tjerë në spital pas një sherri banal që ka degjeneruar në përdorimin e grushteve, shqelmave dhe mjeteve të forta kundër dy grupeve. Të rinjtë Enio P., Halil K., Bledar B., Serxhio D. të ndarë në dy grupe janë grindur për arsye banale, ka bërë të ditur policia e Durrësit. Shtetasit Prifti dhe Koka banorë të lagjes numër 1 dhe numër 3 kanë goditur me mjete të forta duke rrahur shtetasin Serxhio D. 18 vjeç. Në sherr më pas është futur edhe Balla duke u vendosur, gjithnjë sipas policisë, në anë të mbrojtjes së shtetasit Doci. Ai ka goditur me shqelma dhe grushte shtetasin Halil K. 31 vjeç. Por më pas 34-vjeçari Balla është qëlluar nga E. P. Efektivat blu kanë kërkuar ndihmën e autoambulancës së repartit të urgjencës për të dhënë ndihmën e parë për të plagosurit, të cilët kanë pësuar fraktura në trup hematoma në fytyrë. Pas këtij sherri dy shtetas janë shoqëruar në polici për të shpjeguar motivet e ngjarjes, kurse dy të tjerë në spital për të marrë mjekimet e duhura si dhe për t’iu nënshtruar kontrollit mjeko-ligjor. Xh. Gradica