E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiago Silav debuton sonte në miqësoren e Milanit

Skuadra e Milanit do t’i riktheht futbollit të laujtur pas zgjidhjes së telenovelës Kaka’. Sonte në orën 20:30 ekipi italian do të luajë një ndeshje miqësore në Gjermani përballë Hanoneverit vendas. Ndeshja e kësaj mbrëmjeje pritet të jetë debutuese me Milanin për brazilianin Tiago Silva. Futbollisti nuk ka të drejtë të aktivizohet me ketë skuader deri në përfundim të këtij sezoni për shkak se është ekstrakomunitar.

Me interes pritet edhe performance e Kakasë, i cili do të mbajë për herë të parë edhe shiritin e kapitenit tek skuadra e Milanit. Tashmë tifozët e Milanit presin që futbollisti brazilian të marrë një shtysë të re për t’u paraqitur akoma më mirë me këtë skuadër. Qëllimi kryesor i Milanit është të fitojë titullin kampion në Itali, ku në garë janë edhe skuadrat Interit dhe Juventusit.

Formacioni i mundshëm i Milanit në ndeshjen miqësore përballë Hanoverit: Dida; Bonera, Senderos, Thiago Silva, Antonini; Bekam, Emerson, Flamini; Ronaldinjo; Shevçenko, Inzagi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›