E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiago nuk dëshiron të largohet nga Juventus

Mesfushori portugez Tiago thotë se ai është i përkushtuar te klubi i tij aktual Juventus dhe nuk mendon për t'u larguar.

Portugezi së fundi është lidhur me një largim nga ekipi italian që në muajin janar, me kampionin e Bundesligës, Wolfsburg, si destinacion i mundshëm.

"Mund t'ju siguroj se këto janë vetëm spekulime të mediave. Nuk ka asgjë të vërtetë që kur ata kanë filluar të flasin për këtë gjë. Nuk është në planet e mia të largohem nga Juventusi", ka thënë Tiago.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›