E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH: Çdo vit duhani vret 5 milionë persona



Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pohoi se çdo vit të paktën 5 milionë njerëz vdesin për shkak të konsumimit të duhanit dhe paralajmëroi që nëse nuk merren masa më të forta për të luftuar duhanin, atëherë kjo shifër mund të rritet. Në raportin e ri të OBSH në lidhje me përdorimin dhe kontrollin e duhanit u theksua se 95% e popullsisë së gjithë botës nuk mbrohet me ligje në lidhje me ndalimin e duhanit. OBSH gjithashtu deklaroi se edhe nga konsumimi pasiv i saj vdesin çdo vit rreth 600 mijë persona. Në raport u përfshinë strategjitë e ndryshme të shteteve ndaj duhanit, mbrojtja e njerëzve nga duhani, vendosja e disa ndalesave në reklamat e produkteve të duhanit si dhe shtimi i taksave në produktet e duhanit. Në raportin e OKB u tregua se këto masa parandaluese bëjnë pjesë në paketën e përbërë nga gjashtë strategji të OBSH-sw por gjithashtu u pohua se vetëm ndonjëra nga këta masa parandaluese zbatohet në më pak se 10% të popullsisë botërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›