Tibetianët zgjodhën udhëheqësin e ri

Nga Express më 27 prill 2011 në ora 16:30
Një 43 vjeçar, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare i shkolluar në Harvard, është zgjedhur kryeministër i qeverisë së Tibetit në mërgim, duke marrë shumicën e përgjegjësive politike nga udhëheqësi shpirtëror i Tibetit, Dalai Lama.
Zyrtarët në selinë e qeverisë në mërgim, në Dharamsala në Indi, shpallën se Lobsang Sangai është zgjedhur me 55 për qind të votave në zgjedhjet e muajit të kaluar.
Më 20 mars, mijëra tibetanë në mbarë botën votuan për kryeministrin dhe për parlamentin në mërgim.