E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifogrupet nga diaspora, gati për dekorin në "Qemal Stafa"

Shqipëri-Norvegji ka ngjallur interes të madh kudo. Grupet tifozerike kanë nisur organizimet prej kohësh. Tifogrupet kanë qenë të vetmit që kanë mundur të rezervojnë bileta nëpërmjet kanaleve të tyre në FSHF. Disa nga tifogrupet që tashmë e kanë konfirmuar udhëtimet për në Tiranë janë: "Plisat" (Prishtinë), "Torcida" (Mitrovicë), "Ujqit" (Ferizaj), "Intelektualët" e "Skifterat" (Gjilan), "FORCA" Vushtrri etj. Ndërsa tifozët nga Maqedonia do të jenë më vete. "Tifozët Kuq e Zi" do të jenë më të shumtët.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›