E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA lejon Abrashin dhe V.Bashën, Rama pa probleme

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka vendosur dje që të japë dritën jeshile për aktivizim të dy lojtarëve, Vullnet Basha (Sion) dhe Amir Abrashi (Grasshopers). Në zyrat e FSHF-së ka ardhur edhe shkresa që lejon dy lojtarët në fjalë të aktivizohen me Kombëtaren shqiptare. Kujtojmë se Basha dhe Abrashi kanë luajtur më herët për shpresat e Zvicrës dhe për këtë është dashur një përgjigje nga ana e FIFA-s për të luajtur për Shqipërinë. Edhe lojtari i Valadolidit, Valdet Rama, nuk ka probleme dokumentacioni, është gati.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›