E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi, pranë thyerjes së rekordit të Peles

BARCELONE - Nuk i mjaftonte që gjithnjë krahasohej me Maradonën. Tashmë, në shënjestrën e Lionel Mesit është edhe "perëndia" tjetër e futbollit, Pele. Nëse krahasimet sa i përket talentit në epoka të ndryshme janë subjektive, numrat nuk janë aspak të tillë.

Me tripletën ndaj Deportivo La Korunjës, Mesi u ngjit në kuotën e 71 golave për vitin diellor 2012 dhe është 4 gola larg rekordit të vendosur nga Pele në vitin 1959. Më lart, në kuotën e 85 golave në vit, ka qenë Gerd Myler.

Statistikat e këtij starti sezoni, si zakonisht janë monstruoze për talentin e Barcelonës. Ai ka shënuar 15 gola në 12 ndeshje, me një mesatare prej 1.25 golash për ndeshje. Për të arritur rekordin e Peles dhe të Gerd Myler, Mesi ka ende në dispizicion 13 ndeshje zyrtare deri në fund të sezonit.

Këto shifra mund ta afrojnë atë më shumë me "Topin e Artë" të katërt radhazi, një rekord më vete ky. Ndërkohë, tripleta ndaj Deportivos, ishte e 15-ta për të në La Liga. 

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›