E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria e parë, Partizani fiton me vështirësi ndaj Pogradecit

TIRANË- Partizani mund Pogradecin në "Selman Stermasi" me rezultatin 2-1 dhe ngjitet në vendin e dytë te kampionatit te futbollit te kategorise se pare. Ndeshja e zhvilluar sot në Tiranë ishte me dy pamje: në pjesën e parë ishin miqte të cilët e kontrolluan lojën, goditën një shtyllë, si dhe gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 40-të me anë të Pengut. Ndërsa në pjesën e dytë, djemtë e drejtuar nga Nikolin Çoçlli morën në dorë fatin e lojës, kjo dhe falë golit të Gjokës, i cili barazoi rezultatin me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 47.

Më tej, loja u luajt me një portë, presioni i të kuqve bëri që pogradecarët të ndërtonin një "digë" përpara portës së tyre, por që nuk rezultoi e suksesshme. Kjo, pasi në minutën e 76-të, Lini gjeti rrugën e rrjetës duke i dhuruar një trepikësh të artë të tijve.

Me këtë fitore, Partizani ka 16 pikë, duke u pozicionuar në vendin e dytë të kategorisë së parë.
Rezultatet pas javës së tetë të kategorisë së parë janë:

Partizani- Pogradeci 2-1 (Golat: Gjoka 47’, Lini 76;/ Pengu 40’)
Besëlidhja- Himara 1-1 (Golat: Gruda 18′ / Lleshaj 76′)
Naftëtari- Gramshi 1-2 (Kopaci 15′ / Toçi 11, 47′)
Kamza- Mamurrasi 2-2 (Dosti 45′ , Ishka 88′/ Jushi 75′, Cara 77′)
Lushnja- Ilira 0-0
Ada- Dinamo 1-2 (Puka 18′ / Djarmati 46′, Sulejmani 58′)
Butrinti-Burreli 1-1 (Xhovani 80′ / Pjetrani 59′)
Elbasani- Tërbuni 0-0.

Klasikimi pas javës së 8-të është:
1. Lushnja 19 pikë
2. Partizani 16
3. Tërbuni 15
4. Pogradeci 15
5. Mamurrasi 15
6. Ilira 13
7. Elbasani 13
8. Butrinti 11
9. Kamza 11
10. Dinamo 11
11. Besëlidhja 9
12. Gramshi 8

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›