E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk i bindet trajnerit, Tirana pezullon 3 javë Klodian Duron

TIRANË-Klodian Duro, mesfushori i Tiranës, dënohet me 3 javë pezullim nga aktivitetet sportive të klubit kryeqytetas.

Sipas vendimit të marrë sot nga komisioni disiplinor i skuadrës bardheblu, ish-mesfushori i përfaqësueses shqiptare të futbollit nuk do të lejohet të grumbullohet në 3 ndeshjet e ardhshme të Tiranës, duke filluar nga ndeshja Tirana – Skënderbeu, që do të luhet në Korçë ditën e shtunë ora 17:00.

Po ashtu, komisioni ka vendosur që edhe pse futbollisti nuk do të grumbullohet për angazhimet e ardhshme të bardhebluve, ai do të vijoje të zhvilloje seancat stërvitore në vendet dhe oraret e caktuara nga trajneri dhe stafi teknik.

Komisioni beri te ditur se lojtari K.Duro ka kryer shkelje të rregullores së brendshme të Klubit të Futbollit të Tiranës, duke mos iu bindur urdhrave të trajnerit gjatë proçesit stervitor. Vendimi i komisionit disiplinor erdhi pas konfliktit që mesfushori pati disa ditë më parë gjatë një seance stërvitore me trajnerin Artur Lekbello. Ky i fundit depozitoi në zyrat e klubit ditën e premte një relacion ku kërkohej dhe pezullimi i lojtarit për mosbindje të urdhërave të trajnerit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›