E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane burg pa afat per 3 pengmarresit

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat tre të arrestuarit për pengmarrje në datën 6 mars në Tiranës.

Artur Kolpepaj, Martin Këshnjari dhe Bledar Vata, nuk kanë bindur dot gjyqtarin Bardhyl Dhamo, për një masë më të lehtë.

Nëpërmjet avokatit të pandehurit kanë paraqitur alibinë e vetëgjyqësisë për shkak të një borxhi të pashlyer nga shoku I tyre Fatjon Xhafaj.

Në masën e arrestit gjyqtari I gatshëm, nuk I ka ndryshuar asnjë presje kërkesës së prokurorit Eneid Nakuçi.

Studenti nga Librazhdi I vitit të parë për ekonomik në sistemin Part Time në një universitet privat, u mbajt për 3 ditë peng në një dhomë të fshehtë në lokal.

Pengu u lirua pas dorëzimit të 86 mijë lekëve borxh nga babai I studentit në lokalin në rrugën e Barrikadave. Tre të dyshuarit u arrestuan teksa largoheshin me paratë pranë stacionit të Trenit në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›