E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët Kuq e Zi bëjnë thirrje për bashkim kombëtar

Tifozat kuqezi kanë dalë sot me një deklaratë, ku i bëjnë thirrje shqiptarëve që në festa si 28 Nëntori i Pavarësisë dhe 29 Nëntori i Dëshmorëve t'i thërrasin më shumë mendjes dhe jo emocioneve për të parë rreziqet që i kanosen sot Shqipërisë.

Deklarata e Tifozave Kuqezi

"100 vite më parë u krijua shteti i parë shqiptar, edhe pse shqiptarët shtriheshin më gjerë në territore.
28 Nëntori, kjo datë lidhet me shumë ngjarje historike, është dita e ngritjes së flamurit në Krujë, dita e daljes publike të Ushtrisë Çlirmitare të Kosovës, dhe ditëlindja e Komandatit legjendar të saj, Adem Jashari. Sot, më tepër se festimet, më tepër se euforizmat, shqiptarët kanë nevojë për reflektim, edhe përkujtim të të kaluarës.
Sot kur Shqipëria administrative rrezikohet nga “fqinji” jugor i saj, që çdo ditë sytë i ka kah bregdeti shqiptar, kur Kosova u pavarësua, por vazhdon të ngelet e cunguar, kur shqiptarët e Kosovës Lindore dhe të Malësisë po lënë vatrat stërgjyshore dhe po migrojnë dhe kur diskriminimi etnik ka lëshuar rrënjët në Iliridë. Pra, shqiptarë: Ta përdorim këtë festë si një pikë nisjeje drejt realizimit të amanetit të mijëra dëshmorëve të Kombit, pa emocione, por duke i thirrur mendjes dhe arsyes për një qëllim, për një Ideal: Bashkim Kombëtar. Ma gëzofsh Festën e Flamurit moj Shqipëri Etnike!"/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›