Mbi 90 % e qytetarëve, kundër akteve të dhunës dhe terrorizmit
Shumica e qytetarëve të Maqedonisë mendojnë se respektimi i të drejtave të njëriut, paqja, demokracia dhe respektimi i diversiteteve kulturore, janë vlera të cilat më së miri do ta përfaqësonin Maqedoninë.
Kjo bëhet e ditur nga anketa e realizuar nga Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN).
Sipas kësaj ankete, e cila është realizuar me 1.066 qytetare, 96,4 për qind e qytetarëve nuk e arsyetojnë përdorimin e dhunës për qëllime ideologjike dhe partiake.
Anketa gjithashtu bën të diur se, 92.5 për qind e qytetarëve të Maqedonisë nuk e arsyetojnë terrorizmin për as edhe një qëllim . Në këtë drejtim nuk ka dallime mbi bazën social-demografike.