Tifozët aksionarë

Shtëpia e futbollit evropian, Uefa, duket se do ta pranojë propozimin e Qeverisë britanike që t’ua rezervojë një kuotë aksionare të klubeve të futbollit, tifozëve. Këtë lajm e ka publikuar të martën tabloidi anglez The Guardian, sipas së cilit, presidenti i UEFA-s, Michel Platini, e ka pëlqyer idenë në fjalë.
“Personalisht mendoj se është një projekt i madh. Më pëlqen ideja që tifozët të investojnë për klubin e tyre sepse në sens, kjo do të thoshte mbrojtje e identitetit të klubit”, ka thënë kreu i futbollit evropian.
“Janë disa klube ku presidenti, trajneri apo futbollistët, nuk i përkasin asaj kombësie. Identiteti i vetëm mbetet përfaqësimi nga tifozët”, është shprehur Platini. Në bazë të këtij propozimi, i cili pritet të miratohet nga UEFA, tifozët do të kishin të drejtë që t’i blinin deri në 25 për qind të aksioneve të klubit përkatës dhe do t’i kishin disa të drejta të marrin vendime të caktuara, të cilat nuk u takojnë në statusin e tyre aktual.