E Shtunë, 31 Tetor 2026

I gatshëm ta ndihmojë Romën

Francesco Totti ka bërë të ditur se është shëruar plotësisht, 42 ditë pas dëmtimit që e kishte lënë jashtë fushës. Kapiteni i Romës thotë se është i gatshëm ta ndihmojë ekipin e tij drejt titullit të kampionit, pasi klubi nga kryeqyteti italian iu afrua vetëm një pikë liderit Inter, të cilin e mposhti me mund 2:1, në Olimpico të shtunën që shkoi. Totti luajti 10 minuta në këtë ndeshje.

“Jam i lumtur që jam rikthyer pas lëndimit. Tashmë ndihem i gatshëm për ta dhënë kontributin tim për pjesën finale të sezonit. Arma kryesore e fitores tonë ndaj Interit ishte grupi. Viteve të fundit, kjo mënyrë e lojës po funksionon në mënyrë perfekte”, ka thënë mesfushori me përvojë për të përditshmen italiane Il Corriere dello Sport.

“Tash, kur jemi atje (afër Interit), në besojmë në titull. e kemi për detyrë të besojmë në të deri në fund, e më pas të shohim”, vazhdoi ish përfaqësuesi italian, të cilin viteve të fundit e kanë përshkuar lëndime të shpeshta, që nuk e lanë ta shfaq gjithmonë atë që di ta bëjë në lojën me këmbë. Këtë fundjavë, Roma do të udhëtojë në Puglia, ku e pret ekipi i papërshtatshëm, Bari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›