Ivanov inaugurohet si president më 12 maj
Shkup -Presidenti i sapo zgjedhur maqedonas, Gjorgje Ivanov, do të inaugurohet në 12 maj në postin e presidentit të vendit. Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski, duke u bazuar mbi kushtetutën, deklaroi se mandati i presidentit zgjat pesë vite dhe se inaugurimi i presidentit të ri do të ndodhë më 12 maj, me një seancë të posaçme solemne, një ditë pas skadimit të mandatit të presidentit të deritanishëm Branko Cërvenkovski.
Sipas kryeparlamentarit Veljanovski, presidenti i ri nuk do të punojë në Pallatin e Parlamentit, por në ambiente pune që janë në afërsi të rezidencës presidenciale në Vodno. Me shkuarjen e presidencës në ambiente tjera, do të lirohen mbi 20 zyra, në të cilat do të jenë të vendosur një pjesë e deputetëve dhe shërbimet e Parlamentit. Në kabinetin e presidentit do të transferohet edhe kryetari i Parlamentit. ina/start