Tifozët e Butrintin komplimentohen nga të gjithë shqiptarët
Prej ditësh, në Sarandë, por edhe më gjerë, diskutohet për ndeshjen me Himarën në fushën e kësaj të fundit, ku tifozët sarandiotë, me anë të rrjeteve sociale kanë treguar qartë se çfarë ndodhi realisht. Ka edhe video të tyre që e tregojnë Himarën kuqezi, falë asaj që ka bërë grupimi “Ultras Butrinti”.
Në fakt, rreth 900 tifozë sarandiotë të pranishëm në Himarë janë provokuar nga tifozëria vendees, trajneri Birçe dhe lojtarët e Himarës me gjeste fyese dhe flamuj grekë, aq sa u duk sikur ishte ndeshja Greqi-Shqipëri. Tifozët e Butrintit kanë mbajtur një qëndrim të forte, si shqiptarë të vërtetë, dhe pë këtë kanë marrë komplimenta nga shumë sportdashës dhe qytetarë të tjerë.
Ndërkohë, ekipi i Butrintit e ka kthyer vëmendjen nga ndeshja e radhës me Skraparin, që e pret të shtunën në fushën e tij. Sarandiotët synojnë të kthehet te fitorja, sepse në fushën e tyre nuk duan të humbasin asnjë pikë, pavarësisht kundërshtarit.
