Punishte qilimash per amvisat
Gjirokaster- Puna artizanale ne shtepi nga amvisat, ne fshatrat ne Jug te vendit shikohet si nje mundesi zgjidhjeje per te siguruar te ardhurat per familjet e tyre. Aktualisht ne Qarkun e Gjirokastres, grate e papuna kapin nje shifer te larte. Endja e qilimave dhe punimeve te tjera tradicionale dhe tregtimi me pas i tyre, shikohet si nje mundesi punesimi. Pjese e iniciativave te tilla ditet e fundit eshte bere edhe pushteti vendor ne komuna, si dhe disa organizma te interesuar per eksportimin e punimeve karakteristike te fshatrave te Jugut te Shqiperise.
Komuna
"Ne bashkepunim me nje organizate norvegjeze, ne kemi iniciuar celjen e nje punishteje per prodhimin e qilimave karakteristike, ne menyre artizanale", thote kryetari i komunes se Antigonese, ne rrethin e Gjirokastres, Ylli Muho. Komuna qe ai drejton ne partneritet me disa organizata te huaja, ka nisur celjen e punishteve per prodhimet artizanale te tekstilit me qellim punesimin ne to te grave te papuna. Sipas kryekomunarit Muho, shifra e papunesise se grave ne komunen e Antigonese, llogaritet ne masen 80 per qind e personave te afte per pune. Duke shfrytezuar traditen e pasur te kesaj zone, ne lidhje me punimet karakteristike dhe me qellim punesimin e femrave, komuna arriti te siguroje elemente partneriteti ne tregun e huaj. Synimi ishte prodhimi dhe me pas eksportimi dhe shitja e qilimave karakteristike te zones se Antigonese. Fale interesimit te treguar u be e mundur gjetja e financimit, i cili realizoi ngritjen e nje punishteje me tezgjah druri dhe vegla tejet artizanale per prodhim. Ne kete punishte, aktualisht jane punesuar 25 gra te kesaj zone. Qilimat dhe produktet e tjera te endura ne punishte me tezgjah druri, i drejtohen per shitje jo vetem tregut vendas, por jane te destinuara edhe per eksport. "Ne rikthyem serish traditen e pasur te zones sone ne kete drejtim, me qellim punesimin e ketyre grave, te cilat kane vite qe qendrojne ne shtepi si shkak i mungeses se vendeve te punes", thote Muho.
Shpresa
Shpresa Dane, nga fshati "Asim Zeneli", prej gati 17 vitesh qendronte e papune ne shtepi. Nene e tre femijeve, familjes se saj i duhet te perballonte jetesen e perditshme vetem me te ardhurat e pakta qe siguronte bashkeshorti. "Prej vitesh, kam kerkuar pune ne ndermarrje te ndryshme qe jane celur ne Gjirokaster, por nuk kam arritur te gjej", thote ajo. Si te vetmen rrugezgjidhje, kishte punimet e ndryshme artizanale ne shtepi. "Fillimisht,-thote ajo- nisa te beja dantella, nderkohe qe me pas montova nje tezgjah druri ne njeren prej dhomave te shtepise". Ne te filloi te punonte qilima karakteristike dhe punime te tjera artizanale, te cilat tentonte t'i shiste ne Gjirokaster. Fale edhe trashegimise nga familja e saj, ne lidhje me endjet e qilimave, prodhimet ishin te suksesshme. "Kur degjova se ne fshatin tone, do te hapej nje punishte per prodhimin e qilimave, mendova se mund te ofroja pervojen time ne keto punime tradicionale", thote Shpresa. Tashme punimet e saj karakteristike ne tekstil, jane mjaft cilesore dhe te arrira duke u bere pjese e produkteve qe eksporton punishtja, ne drejtim te tregjeve te huaja.
Blerim Kore