Cmimet ne 24 % te rasteve ndikohen nga kursi i kembimit
Percimi i kursit te kembimit ne cmimet e konsumit ne Shqiperi paraqitet pothuajse, ne renie, sipas nje studimi te Bankes se Shqiperise. Rezultatet tregojne se cmimet e konsumit reagojne shpejt ndaj goditjeve ne kursin nominal efektiv te kembimit. Percimi i nje goditjeje ne kursin e kembimit arrin ne 42 per qind ne kater muajt e pare. Brenda vitit, percimi arrin maksimumin ne muajin e nente, rreth 99 per qind. Goditjet ne kursin e kembimit jane relativisht te rendesishme ne shpjegimin e luhatjeve ne cmimet e konsumit, shpjegohet ne studimin e Bankes se Shqiperise. Deri 24.5 per qind e luhatjeve ne cmime, shpjegohet nga goditjet ne kursin nominal te kembimit, ndersa pjesa me e madhe e variances ne cmimet e konsumit shpjegohet nga luhatjet e veta. Edhe ne kete rast, rezultatet e ketij studimi jane ne linje me perfundime te meparshme per zbehjen e efektit te kursit te kembimit ne cmimet e konsumit ne Shqiperi pas viteve 2000. Rezultati eshte ne linje si ne vendet e zhvilluara ashtu dhe ato ne zhvillim. Si justifikues te ndryshimit te sjelljes se percimit renditen sebashku, faktore mikro dhe makroekonomike. Zhvillimet ne strukturat e tregut, stabiliteti i lekut, mjedisi inflacionist dhe besueshmeria ne Banken e Shqiperise pas viteve 2000, duken si "justifikues" te mire te nje percimi ne ulje te kursit te kembimit, ne cmimet e konsumit. Megjithate, sipas studimit te Bankes se Shqiperise kjo nuk do te thote se zhvillimet ne kursin e kembimit nuk kane me rendesi ne formimin e cmimeve te konsumit ne Shqiperi. Performanca e rezultateve te con drejt idese se ekziston nje asimetri ne percimin e kursit te kembimit: percimi eshte me i larte ne kushtet e nje nencmimi te lekut dhe e anasjellta ne rastin e nje mbicmimi.