E Diel, 1 Nëntor 2026

Tifozët e Lacios kërcënojnë me jetë Lotiton dhe Igli Taren

Agravohet situata në kampin lacial pas humbjes së fundit me Juventusit. Tifozët e Lacios nuk e kanë gëlltitur këtë dhe kanë shkuar deri aty sa të kërcënojnë me jetë presidentin Lotito dhe drejtorin sportiv Tare. Duket se edhe merkatoja nuk u ka pëlqyer tifozëve të saj. Ata kanë shprehur hapur kundërshtimin, duke dërguar me mijëra e-mail drejt drejtuesve të klubit. Madje një pjesë e mirë e këtyre ishin kërcënuese. Inati i tifozëve lacialë ishte mos arritja e akordit me një sulmues. Dëshira e parë e tyre ishte turku Yilmaz, por pjesë e kërkesave ishin edhe Kualjarela dhe Gilardino, por në fund asnjë prej tyre nuk u bë pjesë e skuadrës bardhekaltër, duke shtuar zemërimin ndaj dyshes Lotito-Tare. “Do të përfundoni të gjithë të varur” apo “Në mëngjes trupat tuaj do të jenë të ftohtë” ishin esenca e disa prej mesazheve. Ndërkohë që vetë Tare, për mungesën e transferimit te Lazio të Burak Yilmaz, ka fajësuar agjentin e futbollistit turk, që kërkoi një shumë të madhe për transferimin e tij, por nga ana tjetër, duket se “gota është mbushur” për tifozët lacialë. (E.Ilnica/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›