Tifozët e Marseilles kërkojnë humbje nga Montpellier

Derisa Marseille është jashtë garës për titull në La Liga, grupi i tifozëve dëshiron të pamundësojë rivalin më të madh Paris St Germain të shpallet kampion dhe i ka bërë thirrje klubit të humb nga Montpellier, skuadrës kjo lider me pikë të barabarta me PSG-në, nga 63, por me golaverazh superior dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Kurse Marseille është 23 pikë prapa kreut në pozitën e nëntë. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe shtatë ndeshje.
“Le t'i japim Montpellierit mundësinë më të mirë dhe të ndalim PSG-në në rrugë drejt titullit këtë vit”, tha grupi South Winners 87 në ueb faqen e tij (www.sw87.com) të hënën.
“Le të fitojë Montpellier, nuk duhet të harrojmë mësimet e historisë!”. Tifozët e Marseilles ende vajtojnë kujtimet e garës për titull nga viti 1999, kur humbja e PSG-së ndaj Bordeaux 3-2 në xhiron e fundit ia mohoi Marseilles titullin.