E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi A: Fitore të thella për Tërbunin dhe Sukthin

Dy kryesuesit bindin në fushat e tyre, duke rregulluar edhe golaverazhin 

Rezultatet e javës së 13-të

SUKTHI VELEÇIKU        4-1

EGNATIA PASHTRIKU  3-1

OLIMPIK – LUZI 2008        1-0

TERBUNI ERZENI           4-0

KORABI – PUSHIM

 

Renditja

1.Tërbuni                   32        10        2          0          26-8

2.Sukthi                     27        9          0          2          28-12

3.Olimpik                  21        6          3          3          20-12

4.Luzi 2008   20        6          2          3          20-11

5.Veleçiku                 15        4          3          5          12-15

6.Egnatia                    12        3          3          6          8-12

7.Erzeni                     11        3          2          6          15-22

8.Korabi                     6          1          3          7          8-17

9.Pashtriku                2          0          2          10        9-36

Java e 14-të (15.04.2012)

ERZENI – OLIMPIK

LUZI 2008 – EGNATIA

PASHTRIKU – SUKTHI

VELEÇIKU – KORABI

TERBUNI – pushim


Tërbuni dominon totalisht, 4 gola Erzenit
 
Nga Riza Tafilaku
 
Tërbuni  Erzeni               4-0
Shënues: Kulli 15, 86, Kurtaj 44, Agastra 80 
Tërbuni: Miraka (Birja), Bojan, Betkoviç, Dosti, Rroca, Çapja
(Bardhi), Çeka, Mone, Kulli, Kurtaj (Okoronko), Agastra.
Trajner: G.Stojku.
Erzeni: Vezi, Sharko, Nikaj, Gjura (Xheferri), Takaci (Koleci)
Troplini, Arapi, Bllaka (Lamnica), Halili, Koleci, Sheraj.
Trajner: F.Dollaku.
Gjyqtarë: A.Lleshi, E Çuni, V.Nikolli

Një autogol i Martinsit nderon Olimpikun me Luzin

 
Nga Altin Preçi 
 

OLIMPIKU LUZI 2008 1-0
Shënues: Martins 38 (autogol)

Olimpiku: Myrta, Duqi, Bajramaj, Shima, D.Rrapo, Moçka, Londo, E.Rrapo, Bushati, Fuçia, Lleshi. Trajner: D.Farruku.

Luzi 2008: M.Kapo, E.Kapo, Droboniku, Lecini, Martins (Myrtaj 82), Kaloti (Kazazi 61), Maçolli, Balliu, Dagavelli, Pasha (Kamberi 69), Bastriu. Trajner: L.Lusha.
Gjyqtar: A.Kastrati (Shkodër)

Olimpiku i ka rëmbyer vendin e tretë Luzit 2008, pasi e ka mundur minimalisht. Ekipi i drejtuar nga trajneri Dali Farruku e ka shfrytëzuar si duhet ndeshjen direkte në fushën e tij për ta parakaluar këtë rival. Bëhet fjalë për një objektiv moral, pasi dy kryesuesit, Tërbuni dhe Sukthi, duken të paarritshëm. Fati i ndeshjes është vendosur në fakt nga një autogol.

Futbollisti Martins i Luzit 2008 ka qenë i pafat dhe në minutën e 38-të e ka dërguar topin në portën e tij, duke i dhënë kështu 3 pikët ekipit vendës. Rastet për shënim nuk kanë munguar, si nga Olimpiku, ashtu edhe nga Luzi, që është përpjekur me të gjitha forcat për ta barazuar rezultatin, por gola të tjerë nuk ka pasur.

Vendësit janë munduar shumë për golin e sigurisë, por lojtarët e tij janë treguar të pasaktë para portës mike. Nga ana tjetër, Olimpiku është mbrojtur me kujdes dhe ka arritur ta ruajë rezultatin deri në vërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit Kastrati, duke marrë kështu vendin e tretë në grupin e veriut. Javën e ardhshme kryeqytetasit do të luajnë në transfertë me Erzenin, kurse Luzi 2008 do të presë Egnatian në një ndeshje derbi.

Egnatia merr fitoren e 3-të, fundos Pashtrikun

Nga Leonard Dushku

Egnatia – Pashtriku 3-1
Shënues: Hylviu 7, 60, Muho 49 (11-metërsh) / Gradica 90

Egnatia: Guma, Karriqi, Pipa, Kollçaku, Kazazi, D.Kasa, Muha (Dauti72), Mahmutaj (Gjondeda 65), Gjini, Lapi, Hylviu (E.Kasa 69).
Trajner: S.Gosa.
Pashtriku: Këmbaci, Cane (Sheta 78), Karriqi, Petralla, Xhixha, Grimci, Melataj, Alimani, Xhebexhia (Kurti 39), Tali (Qyrmyshi 64).
Trajner: B.Minxhaj.
Gjygjtarë: E.Demiraj, A.Demiraj, V.Tolaj (Progradec)
Kartonë të verdhë: Hylviu, Karriqi, E.Kasa, Kollçaku, Xhebexhia

Egnatia ka marrë një fitore të bukur dhe të merituar në fushën e saj, duke mundur 3-1 Pashtrikun. Gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë për rrogozhinasit, të cilët, pas 7 minutash, kanë kaluar në avantazh me anë të Hylviut, që ka devijuar saktë topin e krosuar nga mesfushori Muho. Egnatia ka vazhduar të sulmojë për të shënuar golin e dytë. Lapi humbet një rast të mirë në minutën e 20-të, duke mos gjuajtur saktë në portën e Këmbacit.

Rrogozhinasit e mbyllin pjesën e parë me avantazhin minimal, 1-0. Katër minuta pas fillimit të së dytës, Egnatia shënon edhe golin e dytë. Muho tregohet i saktë nga pika e penalltisë, që e ka fituar Lapi. Vendësit nuk tërhiqen dhe i vazhdojnë sulmet e tyre me të njëjtin ritëm. Në minutën e 60-të, Muho, më i miri në fushë në këtë ndeshje, jep një top të saktë për Hylviun, i cili e dërgon topin në rrjetën e portës së Pashtrikut për të tretën herë.

Miqtë kanë një mundësi të mirë për të shënuar në minutën e 80-të, kur fitojnë një 11-metërsh, por Krasniqi nuk është is aktë. Goli i nderit për Pashtrikun do të realizohet në minutën e fundit. Gradica ekzekuton bukur një goditje dënimi dhe 3-1, që është edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes. Trajneri I Egnatias, Sokol. Gosa, u shpreh i kënaqur nga ajo që të tijtë dhanë në fushë, duke dominuar për 90 minuta. Javën e ardhshme Egnatia do të luajë derbin me Luzin.

Sukthi përmbys Veleçikun në pjesën e dytë

Nga Hysen Varoshi

Sukthi Veleçiku                4-1

Shënues: Gashi 52, Qato 57, Bllaca 82, 90 / Kukaj 40

Sukthi: Doda, Qato, Balla (Bllaca 6), Ibahimllari, Hatija, Gashi, Loci, O.Vora (I.Vora 70), Curri, Gaxhaj, Kalluci (Gorja 30).

Trajner: Xh.Kapllani.

Veleçiku; Dorzaj, Rajçeviç, Kukaj (Peposhi 50), Lami, Banushi, Zymeraj, Peplishta, Osmani, Miculi (Colaj 50), Ymeri, Çokaj.

Trajner: B.Duli.

Gjyqtarë: F.Xhemalaj, E.Bodeci, E.Sinanaj (Elbasan)

Kartonë të verdhë: Loci, Kalluci, Osmani

Loja nis e shpejtë dhe Sukthi rrezikon menjëherë në portën e Dorzajt me Vorën, që godet me kokë dhe Hatijën, por edhe ky nuk shënon. Loja ka edhe tension, ndërkohë që për rreth 15 minuta Sukthi e vë në shënjestër portën mike, por pa rezultat. Atë që nuk e bëjnë vendësit, e bëjnë vendësit në fundin e pjesës së parë, kur pas një kundërsulmi të shpejtë, Kukaj e dërgon me kokë topin në rrjetën e Doës.

Qato nuk arrin të shënojë me kokë dhe pjesa e parë mbyllet 0-1. Në pjesën e dytë Sukthi hidhet i gjithi në sulm dhe Vora godet rreptë, por, kur topi po i drejtohej rrjetës, ndërhyn Rajçeviç, që shpëton portën. Në minutën e 52-të, Gashi gjuan me kokë pas një topi të ardhur nga këndi dhe 1-1. Pas 5 minutash, Qato me kokë do të shënojë edhe golin e dytë për vendësit.

Mesfusha e Sukthit është në një formë shumë të mirë dhe, me në krye Currin, organizon sulme të rrezikshme. Bllaca godet fluturimthi dhe Dorzaj grushton me vështirësi. Në të 82-ën I.Vora pason saktë për Bllacën, që kalon mbrojtjen dhe portierin, duke shënuar golin e qetësisë.

Loci humbet një rast pak metra pranë Dorzajt, që pret, ndërsa në minutën e fundit Bllaca shënon dhe golin e 4-t. Një fitore e merituar për Sukthin, pavarësisht se u gjend në disavantazh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›