E Diel, 1 Nëntor 2026

Tifozet e Partizanit, falas udhetimi jashte kryeqytetit

Tifozet e Partizanit do te udhetojne falas drejt Bilishtit, per te ndjekur ekipin e tyre. Lajmi behet zyrtar nga drejtuesit e klubit te kuq dhe Shoqata e Tifozeve. Keta te fundit kane lajmeruar tifozet qe te regjistrohen, per te vene ne dispozicion autobuset e duhur per udhetimin drejt qytetit te larget juglindor. Nderkaq, Partizani me perforcimet e janarit dhe konsolidimit te grupit ka mundur me ne fund qe te organizohet dhe te kerkoje rezultatet e duhura, per arritjen e objektivit. Nderkaq, me rikthimin e kontingjentit qe ka luajtur per ekipin e Partizanit gjate viteve te fundit, tifozet jane te bindur per ngjitjen e ekipit te tyre ne Superiore. Komentet e tifozeve te Partizanit nuk kane rreshtuar, ndersa pritet qe te nderohet zyrtarisht ne ndeshjen e radhes edhe legjenda e ketij klubi, Panajot Pano, i cili u nda nga jeta pak dite me pare ne SHBA.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›