Trajkoviç: Strategjia për veriun është serioze
Trajkoviç deklaroi për Radion Evropa e Lirë se, Zyra Civile Ndërkombëtare dhe autoritetet në Prishtinë kanë dalë të parët me një strategji për integrimin e veriut dhe kjo i vë në përparësi karshi Beogradit.Sipas saj, të dyja palët janë të vetëdijshme që ekziston problemi i statusit të pazgjidhur institucional të veriut të Kosovës, i cili nuk është plotësisht brenda sistemit të Serbisë e as brenda sistemit të Kosovës.“Nëse mendojmë se duhet të kërkohet një zgjidhje, atëherë, po të isha unë në pushtet në Beograd, do të dilja e para me një zgjidhje që do t’ua ofroja Prishtinës dhe bashkësisë ndërkombëtare dhe për të cilën do të diskutohej”.“Unë mendoj se ky është një dokument shumë serioz, i cili është i mbështetur nga faktorë relevantë dhe, në këtë kuptim, mendoj se Beogradi duhet që sa më parë të japë një përgjigje përmbajtjesore dhe jo një përgjigje që nënkupton mohimin dhe që pas saj nuk ekziston ndonjë përmbajtje”, thotë Trajkoviç. /rel/telegrafi/