Rreshje të dendura bore në veri e juglindje. Vështirësi në qarkullimin rrugor
Rreshjet e dendura të dëborës të cilat kanë filluar që prej natës së kaluar dhe kanë vazhduar edhe paraditen e sotme kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor në zonat veriore, verilindore dhe juglinore të vendit. Peshkopia, Bulqiza dhe Burreli janë zonat më të godituara nga rreshjet në verilindje, ndërsa problematike paraqitet situata edhe në malësinë e Dukagjinit në qarkun e Shkodrës. Situate e ngjashme edhe në qarkun juglindor të Korçës ku shumë rrugë që lidhin qytetin me fshatrat përreth janë bërë të pakalueshme.
Ministria e Transportit u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të
pajisen me zinxhirë për të kalimin në akset: Qafë -Krrabë- Elbasan;
Librazhd-Qafë Thanë- Korcë; Vau i Dejës-Pukë- Fushë Arrez-Qafë
Mali-Fierzë; Vau i Dejës - Qafë Lac-Koman.
Ndërkaq Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në bashkëpunim edhe me
Drejtoritë Rajonale të Rrugëve në qarqe po punojnë në terren me mjete
borëpastruese, fadroma si dhe duke përdorur krip dhe skorje për
normalizimin e gjëndjes.