E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizhdili: Besa kerkon piket ne tavoline

Ndeshja problematike e javes se fundit mes Flamurtarit dhe Beses ka vijuar nje dite me pas, me reagimin e ashper dhe kerkesen e drejtuesve kavajas, per te marre piket maksimale ne tavoline. Ndeshja e episodeve te cuditshme qe u zhvillua ne Vlore perfundoi me fitoren e Flamurtarit, 1-0, por pas vendimit te gjyqtarit, i cili nuk dha nje 11-metersh dhe problemeve qe shoqeruan takimin, ka ardhur edhe reagimi i klubit kavajas. Motivi qe i con kavajasit per te kerkuar patjeter piket ne tavoline, sipas tyre, lidhet me shkeljen e rregullores, duke qene se drejtuesit vlonjate jane ftuar ne fushe dhe i kane bere presion gjyqtarit, per te marre vendime te njeanshme, ndaj per te respektuar kete te fundit duhet qe t'i jepen Beses piket ne tavoline.
Presidenti i Beses, Nexhat Bizhdili theksoi se FSHF-ja duhet te marre per baze kerkesen e tyre dhe vendimin e duhur, per dhenies e rezultatit ne tavoline, ne favor te Beses. "Stafi drejtues i Flamurtarit eshte futur ne fushe, ne fund te pjeses se pare dhe i ka bere presion gjyqtarit, kur kishte dhene nje 11-metersh ne favorin tone. Pas presionit u anulua vendimi i tij", - sqaroi Nexhat Bizhdili. "Drejtesia duhet vene ne vend pas ngjarjes nga FSHF, sepse ne Vlore Besa nuk u lejua qe te luante futboll. Klubi i Flamurtarit ka bere nje kerkese zyrtare, per te fituar piket ne tavoline, pas akteve te fundit. Ekipi ishte pergatitur per ta fituar kete ndeshje, por nuk eshte lejuar qe te zhvilloje nje ndeshje normale dhe me vendimet e tij gjyqtari ka cenuar objektivin tone", - perfundoi Bizhdili, i cili ne rritim eshte larguar pas perfundimit te pjeses se pare te ndeshjes. Sakaq, Besa udhetoi drejt Vlores me synimin e vetem qe te fitonte, me qellim qe te ngushtonte diferencen e pikeve me kryesuesit e Dinamos. Kavajasit do te luajne ndaj Skenderbeut ne mesjave, ne nje ndeshje te prapambetur dhe pozitat mund te forcohen ndjeshem ne rast se kerkesa e tyre do te merret parasysh ne FSHF. Disiplina ka mbledhur relacionet e ndeshjes dhe pritet te marre vendimin per t'i dhene ose jo piket ne tavoline ekipit kavajas. Pavaresisht merkatos se dimrit, qe ishte nder me aktivet, per ekipin kavajas, objektivi final i Beses do te varet nga rezultatet e dy ndeshjeve te para te ketij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›