E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët parashikojnë triumfin e Brazilit

Tifozët e futbollit nga 23 shtete të ndryshme kanë favorizuar pesë herë kampionin e botës, Brazilin, të fitojë Botërorin e parë në tokën afrikane, pas rezultateve të sondazhit të Reuters/Ipsos të publikuara të premten.

Përkrahësit e futbollit nga Afrika e Jugut janë pajtuar me këtë parashikim në një sondazh tjetër prej më tepër se 2.500 tifozëve nga shteti nikoqir, të cilët përkrahin Kombëtaren e tyre të përfundojë e dyta.

“Mendoj se Brazili do të fitojë sepse ata kanë sekrete në stërvitje, të cilat ne në Afrikën e Jugut ende nuk i dimë. Mendoj se Brazili do të jetë në finale kundër Afrikës së Jugut, ndërsa unë do të jem nervoze duke e shikuar takimin”, tha tifozja Primrose Pendu nga Johannesburg.

Derisa bastorja angleze Ladbrokes ka favorizuar Spanjën për të fituar titullin 2010, sondazhi nga Reuters prej më tepër se 12 mijë entuziastëve të futbollit në 23 shtete të ndryshme ka parashikuar triumfin e Brazilit që mori 31 për qind të votave. Por ata nuk janë të mendimit se Afrika e Jugut do të kalojë në finalen e 11 korrikut, pasi Brazili ishte më i votuari edhe në pozitën e dytë me 14 përqind, i përcjellë nga Gjermania (11).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›