Mund ta mposhtim çdokënd

Ylli i Arsenalit, Robin van Persie insiston se Holanda ka kapacitet që ta mposhtë çdo ekip në Botërorin 2010. Holanda pati tri paraqitje mjaft të mira në Euro 2008, duke i mposhtur Italinë, Francën dhe Rumaninë, para se të humbte befasisht në çerekfinale nga Rusia.
Van Persie beson se “Tulipanët” mund ta vazhdojnë rrugën e paraqitjeve të tyre fantastike në fazën e grupeve dy vjet më parë edhe në Afrikën e Jugut. “Është me të vërtetë e vështirë të thuhet, sepse aty ka shumë ekipe të mira. Nëse mund të punojmë së bashku, - njerëz si Sneijder, Robben, Van der Vaart, unë, Van Bommel – atëherë ne kemi një shans të mirë që ta mposhtim çdokënd”, ka thënë Van Persie për të përditshmen angleze ‘The Mirror’.
“Kur ne e kemi topin, çdo kush e di se si të luajë. Por, ne duhet t’i bëjmë presion kundërshtarit kur e humbim topin, duhet ta bëjmë këtë rregullisht”, vazhdoi ai. 26 vjeçari shtoi se është mjaft kurioz ta dijë se çka do të ndodhë me Holandën, ngase, pas fazës së grupeve, do ta ketë një rrugë mjaft të vështirë.
“Ekzistojnë 50 për qind të mundësive që të takohemi me Italinë, nëse shkojmë tutje dhe më pas ka mundësi të mira që të takohemi me Spanjën në çerekfinale. Në gjysmëfinale do të takoheshim me Brazilin ose Portugalinë, ndërsa në finale me ndonjërën nga gjysma tjetër e shortit”, përfundoi Van Persie. Holanda është pjesë e Grupit E bashkë me Danimarkën, Kamerunin dhe Japoninë.