E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët, rite voodoo kundër Argjentinës

Brazilianët

Edhe tifozët brazilianë kërkojnë të luajnë pjesën e tyre në tokën e shtriganëve dhe të riteve “voodoo”. Për të mbështetur skuadrën e Dungës, e duke përfituar nga terreni “pjellor” në Afrikën e Jugut, për sa u takon riteve të shamanëve, dy publicistë, Rodrigo Façel dhe Daniel Kamagusuku, së bashku me një artizane, Fabiola Dutkiev, kanë krijuar “Voodoos Copa”. E thënë ndryshe, “Kupën e Mallkuar”, e cila i është dedikuar Argjentinës, që cilësohet nga brazilianët si rivali kryesor drejt Kupës së Botës. Tifozët brazilianë kanë kërkuar krijimin e “trofeve” të ngjashëm edhe për skuadra si Italia, Gjermania apo Franca, ndërkohë që askush nuk ka zgjedhur mallkime të posaçme për Korenë e Veriut, Bregun e Fildishtë apo Portugalinë, kundërshtaret e “seleçaos” në grup. Natyrisht që “Voodoos Copa” më e shitur është ajo kundër Argjentinës.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›