E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët rus duhet të rrinë urtë

Federata ruse e Futbollit dhe ekipi Kombëtar të dielën ka kërkuar nga tifozët e saj në Poloni të përmirësojnë sjelljen e tyre pasi disa përkrahës hodhën fishekzjarrë dhe shfaqën transparentë ofendues gjatë ndeshjes kundër Republikës çeke të premten.

UEFA njoftoi se do të hetojë incidentet që ndodhën gjatë fitores 4-1 të Rusisë në qytetin Wroclaw. Po ashtu Federata evropiane e Futbollit ka paralajmëruar se do të hetojë edhe njoftimet për fyerje racore ndaj futbollistëve çek nga ana e tifozëve rus.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë tifozëve. Kujtohuni, ju përfaqësoni shtetin tuaj. Respektojeni veten, mëmëdheun dhe ekipin tuaj”, thuhej në komunikatën e Federatës ruse të Futbollit.

UEFA po ashtu është duke hetuar një rrahje që shpërtheu pas ndeshjes në Wroclaw në të cilën 30 tifozë rus sulmuan pjesëtarët e sigurimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›