E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA, hap procedurë disiplinore kundër Rusisë

Federata Evropiane e Futbollit, UEFA, ka hapur procedurë disiplinore kundër Rusisë, pas akteve të dhunës dhe racizmit nga simpatizuesit rusë në Kampionatin Evropian të Futbollit, që po mbahet në Ukrainë dhe Poloni.

UEFA thotë se po zhvillon hetime të ndara lidhur me akuza për sjellje të pahijshme të simpatiztuesve rusë gjatë takimit me Republikën Çeke, ku rusët fituan me rezultat 4:1.

Gjatë takimit të së premtes, katër punëtorë zyrtarë, janë dërguar për pak kohë në spital, pasi ishin sulmuar nga një grup rusësh.

Ndaras, vëzhguesit anti-racizëm kanë raportuar se disa tifozë rusë kanë valvitur flamuj nacionalistë dhe e kanë ofenduar lojtarin çek me ngjyrë, Teodor Gebre Selasie.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›