E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanavaro dorëzon Kupën e Botës

Trofeu

Udhëtimi me “fëmijën” më të dashur. Fabio Kanavaro është rikthyer në Afrikën e Jugut, jo për të folur për Italinë, por për të rikthyer Kupën e Botës, të cilën ai e ka ngritur 4 vite më parë, duke i bërë krenarë italianët. Por dje në mbrëmje ka qenë në duart e kampionëve të rinj të botës. Kanavaro është shprehur se e ka të vështirë ta dorëzojë këtë kupë, por është një detyrim, të cilin ai e realizoi. Nuk bëhej fjalë për modelë apo aktorë. Për herë të parë në historinë e botërorëve, Kupa e Botës ka hyrë në stadiumin e finales mes duarve të kapitenit të kombëtares fituese të botërorit paraardhës. “Jam në Afrikën e Jugut falë idesë së FIFA-s. është menduar të ndryshohet protokolli: duke filluar nga ky edicion, kapiteni i kampiones në ikje do të sjellë Kupën në stadium para finales. Për mua është vërtet një nder”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›