E Diel, 1 Nëntor 2026

Blater: Ka qenë një turne special

Botërori

“çdo botëror ka historinë e tij. Ky është luajtur në një kontinent të ri dhe analizohet sipas niveleve të ndryshme. Por nëse shikojmë entuziazmin në Afrikën e Jugut dhe interesin e spektatorëve të televizioneve në të gjithë botën, mund të themi se ka qenë një kupë bote speciale”. Ai që e thotë këtë, në një intervistë ekskluzive për BBC, është presidenti i FIFA-s, Sep Blater. “Ka qenë një turne shumë tërheqës, dhe për mua edhe shumë emocional, i cili me gjithë problemet e tij organizative, kishte vende bosh, por jo stadiume bosh. Mos harroni se kemi shitur 95% të biletave, ka pasur vetëm dy qytete në të cilat dy ndeshje nuk kanë regjistruar publikun e pritur, por në të tjerat kemi pasur karrige të mbushura plot, për të mos thënë mbi kapacitetin e mikpritjes”, shprehet numri një i futbollit ndërkombëtar.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›