Oktapodi Paul bëhet videogame
Oktapodi Paul ka çmendur edhe internetin. Tashmë gjithkush mund t’i kërkojë atij një përgjigje për çfarëdolloj pyetje. Në një “videogame” mjafton të hedhësh pyetjen me dy opsione të mundshme dhe oktapodi do të japë verdiktin e tij. Por ka edhe diçka më shumë, nëse përgjigjja nuk do të jetë ajo e vërteta, ke mundësinë ta marrësh me grushte oktapodin Paul, i cili në çdo “klik” të mausit do të goditet nga një dorezë boksi e kuqe. Oktapodi Paul u bë i famshëm në këtë botëror, pasi ka mundur të gjejë rezultatet e të gjitha ndeshjeve të zhvilluara deri tani. Ndërkohë që nuk janë të paktë ata fansa të skuadrave të humbura, të cilët kanë “kërcënuar” se do të bëjnë gjithçka, vetëm e vetëm për ta pasur atë të pjekur në një pjatë të shoqëruar me sallatë.
#