Fillojnë hetimet

Pas dyshimeve për skandalin e kurdisjes së ndeshjes në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Fushë Kosova-Ulpiana (0:2) të hënën është mbledhur Këshilli për çështje urgjente i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), i cili ka diskutuar lidhur më këtë rast.
Ndërkohë, përmes një komunikate të lëshuar për media ka reaguar edhe vetë kreu i FFK-së, Fadil Vokrri, i cili thotë se institucioni të cilin ai e udhëheq e ka ndjekur me shqetësimin më të madh rastin e ndodhur në ndeshjen Fushë Kosova - Ulpiana.
“FFK-ja, në bazë të kompetencave të veta, nëpërmjet organeve të saja dhe konform akteve të saj normative, do t’i marrë të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e rastit dhe dënimin e akterëve në këtë akt që dëmton rëndë imazhin e futbollit dhe sportit në përgjithësi. Të gjithë lojtarët dhe zyrtarët do të deklarohen në organet e FFK-së”, ka shkruar Vokrri.
Sipas tij, me këtë punë nuk do të merret vetëm FFK, pasi rasti në fjalë do të procedohet në prokurori, ndërsa dënimet që janë të parapara me akte do të shqiptohen si dënime në bazë të rregullores disiplinore.
“Të gjithë duhet ta kuptojnë se për raste të tilla do të ketë pasoja dhe FFK-ja do t’i luftojë ato pa kompromis”, ka shtuar Vokrri në komunikatën e lëshuar për media.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka njoftuar se nga e marta të gjithë lojtarët dhe zyrtarët e Fushë Kosovës do të deklarohen në shtëpinë e futbollit, ku me ta do të merret një organ i FFK-së.
Nëse vërtetohet se ka pasur kurdisje në ndeshjen Fushë Kosova-Ulpiana, atëherë akterët e përfshirë në këtë rast mund ta pësojnë rëndë. Në bazë të rregullores, mund të ketë dënim me pikë, të dënohet kryesia që mos ta kryejë punën e saj për shumë vjet, derisa më se keqi mund të pësojë ekipi – të zbritet në një rang më të ulët garash.
Për momentin, FFK do të merret vetëm me Fushë Kosovën, pasi që nuk ka fakte për ta akuzuar edhe kundërshtarin e këtij ekipi, Ulpianën.
Akuza
Ndeshja Fushë Kosova – Ulpiana ishte shumë domethënëse për lipjanasit, të cilëve u nevojitej gjithsesi fitorja në këtë ndeshje, për të shpresuar ende që të mbeten pjesë e Ligës së Parë. Ndërsa Fushë Kosovës nuk i nevojitej fitorja, kështu që ndeshja përfundoi 0:2 për lipjanasit.
“Pas pjesës së parë, anëtarët e kryesisë erdhën në zhveshtore dhe na thanë se këtë ndeshje duhet ta fitojë Ulpiana. Ne të gjithë ishim kundër kësaj marrëveshjeje”, tha trajneri i Fushë Kosovës, Suad Keçi, i cili menjëherë pas ndeshjes ofroi dorëheqjen.
Kjo është hera e parë në futbollin e pasluftës që vetë akterët e ndeshjes deklarohen se ishin të përfshirë (pa dashje) në një kurdisje të lojës. Në të kaluarën ka pasur shumë dyshime rreth kurdisjeve të mundshme të ndeshjeve, por kjo është hera e parë që reagon si duhet Federata, e cila po e heton rastin.
Kryesia mohon akuzat
Ndërkohë, po të hënën, kryesia e Fushë Kosovës e ka mbajtur një mbledhje, pas së cilës ka mohuar akuzat me të cilat ngarkohet, për kurdisjen e ndeshjes Fushë Kosova-Ulpiana.
“E mbajtëm mbledhjen dhe hapëm procedurë disiplinore ndaj disa futbollistëve. Ne i konsiderojmë të pavërteta deklaratat e tyre, që na akuzojnë drejtpërdrejt neve. Ata nuk kanë fakte për ato që thonë. Njerëzit e tillë nuk ia duan të mirën Fushë Kosovës. Ne do të shkojmë në Federatë për të dhënë deklaratë, por jemi të gatshëm të shkojmë edhe në Prokurori, nëse është nevoja”, ka thënë drejtori i Fushë Kosovës, Nysret Rexhepi.