Tigrat Tamil premtojnë ndërprerjen e sulmeve
Kolombo -Duket se në Sri Lanka, do të pushojë lufta midis forcave qeveritare dhe kryengritësve të Tigrave Tamilë, të cilët kanë premtuar se do të ndërpresin luftimet kundër. “Luftimeve u ka ardhur fundi i hidhur”, dhe se Tigrat “kanë vendosur t’i heshtin armët për t’i shpëtuar njerëzit e tyre”-citohet zëdhënësi i kryengritësve Selvarasa Pathmanathan nga një faqe interneti e afërt me grupin.
Dje, presidenti i Sri Lankës, Mahinda Raxhapaksa, e shpalli fitoren duke thënë se armata i ka mundur kryengritësit “ushtarakisht”. Zëdhënësi i ushtrisë tha sot se të gjithë civilët që u ndodhën në zonën e luftimeve janë “shpëtuar”.
Më shumë se 25 vjet Tigrat Tamilë po luftojnë për një atdhe të pavarur të pakicës tamile në Sri Lankë. Gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën më shumë se 70 mijë njerëz.