PS: Po keqpërdoren fondet
Tiranë -Deputeti socialist Arben Malaj ka deklaruar sot se rritja ekonomike prej 0,4% nuk është shifër për tu mburrur, por një shqetësim jo i vogël, po te kemi parasysh se qeveria ka parashikuar te ardhurat ne buxhet dhe investimet e saj me një rritje ekonomike 6%.
“Kjo rënie kaq e madhe e rritjes ekonomike, është rënie e aktivitetit ekonomik, është rënie e mundësive për biznes, është falimentim i disa qindra bizneseve te vogla, është rritje e papunësisë me mijëra vete. Te rritesh ne mënyrë arbitrare tatimet, pikërisht kur pranon qe ka rene ndjeshëm rritja ekonomike e vendit tënd,është politika fiskale joekonomike dhe me pasoja ekonomike dhe sociale negative afatgjata”-theksoi Malaj për mediat.
Ai ka akuzuar qeverinë se po keqpërdor fondet, për qëllime elektorale, duke përmendur këtu vjeljen e taksave. “Ky eshte keqperdorim per projekte elektorale, qe do te sjell perkeqesim te ekonomise, jo vetem pas zgjedhjeve por për një periudhe edhe me te gjate. Rivleresimi tatimor eshte nje metode strikte, dhe jo urdhër i dhënë poshtë kalit te Skenderbeut qe u qendrojne mbi koke ministrave apo punonjësve te tatimeve, si rruga e vetme per te fshehur deshtimet. Çdo e ardhur abuzive sot ne buxhet, nesër eshte nje deficit i rritur dhe nje takse e rritur për taksapaguesit shqiptare”-theksoi deputeti socialist.
Ai ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme nga ana e qeverisë, si ndalja e rritjes abuzive te detyrimeve tatimore, heqja e pagave dhe çmimeve te referencës kreditimi i TVSH, lehtesimi i kreditimit te ekonomise dhe konsumatoreve, shkurtimi i shpenzimeve per te reduktuar presionin e renies se te ardhurave,etj.
Partia Socialiste vlerëson-vijoi Malaj,-se fshehja e dështimeve me te ardhurat buxhetore, rivlerësimet tatimore ne rritje shumëfishe, mos kthimi ne kohe biznesit i detyrimeve te paguara me tepër, rritja e presionit me kontrolle tatimore per cdo subjekt qe kerkon rikthimin e tyre, ka arritur ne nivele shume kritike dhe me impakt shume negativ.