E Shtunë, 31 Tetor 2026

TimberFolk

Me sa duket, këngëtari i popullarizuar amerikan, Justin Timberlake, do të luaj në filmin që bënë fjalë për yllin e folk skenës amerikane të viteve të 60’a të shekullit të kaluar.

Timberlake po e shqyrton rolin në filmin e ri të vëllezërve Ethan dhe Joel Cohen, personazhi kryesor i të cilit do të jetë folk-këngëtari amerikan, Llewyn Davis.

Filmi mban titullin “Inside Llewyn Davis”.

Përndryshe roli kryesor në film i është besuar Clive Owen’it, ndërsa në dy rolet e tjera kryesore paraqiten Timberlake dhe Carey Mulligan, të cilët do të luajnë rolet e dy folk-këngëtarëve

Për këtë film vëllezërit Cohen i bashkuan forcat me producentin Scott Rudin, me të cilin bashkëpunuan edhe në filmin “No Country For Old Men” (S’ka Vend për Pleq).

Xhirimi i filmit “Inside Llewyn Davis” do të fillojë në muajin janar të vitit 2012.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›