Timberlake bënë album të ri

Pas dhjetë viteve pauzimi nga muzika (respektivisht që nga albumi “Justified”), këngëtari dhe aktori, Justin Timberlake, ka filluar punën në albumin e tij të tretë.
Producentç të albumit t ri do të jenë Timbaland dhe Jim Bizz,sipas të cilëve projekti është në fazën fillestare, megjithëse qysh tani kanë disa melodi perfekte.
“Justin nuk po synon të bëjë muzikë të njëjtë sikurse deri më tani, por dëshiron të ‘garojë’ me yjet e sotme të popit. Ekzistojnë artistë me karizmë dhe energji të mrekullueshme, por që mund të bëjnë edhe muzikë të mrekullueshme. E, Justin është pikërisht i tillë”, tha Bizz.
Edhe pse karrierën muzikore e kishte lënë anash, Timberlake punoi zellshëm në filmat “Bad Teacher”, “The Love Guru” dhe “The Social Network”. Në ndërkohë edhe u martua, me Jesica Bill, me të cilën ishte në lidhje të gjatë.