Vanakere: Të vazhdojë presioni për zgjidhjen e emrit

Shefi i diplomacisë belge, Stiven Vanakere theksoi se duhet të vazhdojë presioni ndaj Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e kontestit të emrit.
Deklarata e tij pasoi pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel.
“Gjithsesi jemi të aftë që të jemi lehtësues në procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit. Mirëpo gjithsesi duhet të vazhdojmë ti bëjmë presion të dyja palëve për të arritur marrëveshje”, theksoi Vanakere.
Ai theksoi se Belgjika si kryesuese me BE-në nuk shprehë ndonjë shqetësim për dështimin për mosarritjen e marrëveshjes për kontestin e emrit dhe për mosdhënien e datës për Maqedoninë për fillimin e negociatave për anëtarësim.
Këshilli i BE-së në mbledhjen e fundit të ministrave të jashtëm përshëndeti dialogun e nivelit të lartë midis Athinës dhe Shkupit për kontestin e emrit, duke pritur për një zgjidhje përfundimtare.