E Shtunë, 31 Tetor 2026

Times: Negaciator i ri per bisedimet

Sipas gazetes "Nju Jork Tajms", Rusia ka kerkuar nga sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Mun, qe te injoroje, ose te pakten te prolongoje afatin prej 120 ditesh per transferimin e kompetencave nga misioni i KB tek institucionet e Kosoves, te cilat, sic theksohet, skadojne me 16 qershor. Disa diplomate perendimore i ka thene gazetes londineze "Tajms" se ekziston mundesia qe Ban Ki Mun se shpejti te emeroje nje negociator, i cili serish do te perpiqej te nise negociatat e mbyllura pa sukses te Prishtines dhe Beogradit, duke vleresuar se ky mund te ishte francezi Zhan Mari Geno, nje nga zyrtaret ne largim te KB per operacione paqesore. Sic vlereson gazeta, kjo mund te conte Kosoven ne nje "periudhe te re transitore", pa status te qarte, me gjithe faktin se autoritetet atjeshme me 17 shkurt shpallen pavaresine e nga Serbia. Gazeta veren se Ban Ki Mun eshte gjendur midis fuqive te medha, te cilat per Kosoven kane qendrime te kunderta dhe se me ate rast nuk mund te shmange deklarimin, sepse misionin e KB ne Kosove duhet te trashegoje misioni i BE-se, thekson "Tajms", duke pohuar se ruset i jane kercenuar Ban Ki Munit se do te pengojne rizgjedhjen e tij ne krye te OKB ne mandatin e dyte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›