Haradinaj negociatori per bashkimin PDSH-BDI
PDSH dhe BDI mund te dalin bashkerisht ne zgjedhjet e parakohshme, ndersa ndermjetesues per bashkimin e ketyre dy partive shqiptare do te jete ish-kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj, ben te ditur agjencia e lajmeve INA, nga burime prane AAK-se ne Prishtine. Sic behet e ditur per kete agjenci, opsioni per daljen e ketyre dy partive bashkarish ne zgjedhje eshte i mundshem, per shkak se kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj, gezon autoritet dhe respekt te dy lideret e partive shqiptare, Menduh Thacin e PDSH-se dhe Ali Ahmetin e BDI-se. Ideja per bashkeveprimin e ketyre dy partive nuk eshte perjashtuar ne Parlamentin e Maqedonise edhe nga deputete te dy partive shqiptare. Por deri tani asnje nga kreret e PDSH-se dhe BDI-se nuk kane komentuar lajmin. Dy partite ne platformat e tyre politike kane zgjidhjen e ceshtjes se perdorimit te gjuhes shqipe, ligjin per simbolet kombetare, ligjin per perkujdesje institucionale per UCK-ne, njohjen e Kosoves dhe nderprerjen e shqyrtimit te kater rasteve te Tribunalit te Hages, qe ngarkojne ish-drejtues te ketij formacioni te shperbere ushtarak lidhur me konfliktin e vitit 2001 ne Maqedoni. Ne rast te shperndarjes se Parlamentit dhe mbajtjes se zgjedhjeve te parakohshme, atehere kalkulimet partiake nxjerrin ne pah se shqiptaret bashkerisht do te mund te fitojne rreth 35 deputete. BDI inicioi shperndarjen e Parlamentit dhe zgjedhjet e parakohshme, ndersa disa ore me vone propozimi eshte mbeshtetur edhe nga PDSH.
Nderkohe qe prej disa ditesh ka nisur nje debat i nxehte per zgjedhjeve te parakohshme ne Maqedoni. Opozita maqedonase, me ne krye Lidhjen Socialdemokrate, eshte shprehur kunder zhvillimit te zgjedhjeve, duke vleresuar se zhvillimi i tyre tani do te demtonte shume aspiratat e vendit per t'u integruar ne NATO dhe ne BE. Kjo parti thote se eshte per zgjedhje te parakohshme, por, pasi vendi te kete marre ftesen per ne NATO dhe te kete filluar negociatat perfundimtare per ne BE. Te njejtin sugjerim e dha edhe Presidenti i vendit, Branko Cervenkovski, i cili foli para deputeteve. Presidenti tha se zgjedhjet do te krijonin veshtiresi edhe ne procesin e gjetjes se kompromisit me Greqine per ceshtjen e emrit. "Jam thellesisht i bindur se nese pranohet kjo iniciative, bisedime per te gjetur kompromis me Greqine nuk do te kete. Edhe nese do te kete, perpjekjet do te jene te destinuara te deshtojne", deklaroi Cervenkovski. Partia VMRO-DPMNE e Kryeministrit Nikolla Gruevski dhe PDSH-ja, qe eshte pjese e koalicionit qeverises, jane shprehur pro zgjedhjeve te parakohshme. Ato thone se parlamenti gjate gjithe kesaj kohe ka qene jofunksional dhe se zgjedhjet do te krijonin mundesi te reja. Nderkohe qe seanca parlamentare zhvillohej me intensitet te plote, Kryeministri Nikolla Gruevski takoi Presidentin, pas te cilit takim tha se vendi nuk do te heqe dore nga rruga euroatlantike, edhe nese vendi zhvillonte zgjedhje se shpejti.