Per policine 660 milione leke shtese per monitorimin me kamera

Fondi shtese i shkon buxhetit per policine. Vendimi u mor dje ne Keshillin e Ministrave
Nje fond shtese prej 660 000 000 gjashteqind e gjashtedhjete milione lekesh eshte vene ne dispozicion te Policise se Shtetit per blerje pajisjesh mjetesh materialesh te tjera speciale si dhe per sistemin e monitorimit me kamera te qytetit te Tiranes. Vendimi eshte marre nje dite me pare ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave ku ky fond do ti shkoje Ministrise se Brendshme ne buxhetin e miratuar per vitin 2011 per programin buxhetor Policia e Shtetit. Per disa ndryshime ne vendimin nr. 66 date 7.2.2011 te Keshillit te Ministrave Per nje shtese fondi ne buxhetin e vitit 2011 miratuar per Ministrine e Brendshme per blerje pajisjesh mjetesh dhe materiale speciale ne plotesim te nevojave te Policise se Shtetit dhe te Gardes se Republikes vendosi se pika 1 ndryshohet si me poshte 1. Ministrise se Brendshme ne buxhetin e miratuar per vitin 2011 ne programin buxhetor Policia e Shtetit ti shtohet fondi prej 660 000 000 gjashteqind e gjashtedhjete milione lekesh per blerje pajisjesh mjetesh materialesh te tjera speciale si dhe per sistemin e monitorimit me kamera te qytetit te Tiranes. Nga ky fond 634 650 700 gjashteqind e tridhjete e kater milione e gjashteqind e pesedhjete mije e shtateqind leke te klasifikohen si shpenzime per investime dhe 25 349 300 njezet e pese milione e treqind e dyzet e nente mije e treqind leke per mallra e sherbime. Ndersa pika 2 e vendimit ndryshohet perkatesisht 2. Fondi prej 660 000 000 gjashteqind e gjashtedhjete milione lekesh te perballohet nga fondi rezerve i Keshillit te Ministrave. Vendimi qe hyn ne fuqi menjehere dhe botohet ne Fletoren zyrtare pritet ti hape driten jeshile konkretizimit per blerjen e nje sere pajisjesh moderne te nevojshme per strukturat e policise. Gjithashtu sasia e parave te fondit shtese qe do ti shkoje buxhetit te Ministrise se Brendshme per Policine e Shtetit do te ndihmoje per zbatimin e plote te projektit tashme te nisur per monitorimin me kamera online te kryeqytetit. Ky sistem do te nderlidhet edhe me sistemin e gjobave elektronike cka do te mundesoje verifikimin e menjehershem te detyrimeve te pashlyera dhe vendosjen e gjobes ne menyre elektronike.
Rreh nje jave me pare gjate perurimit te salles se re te Kontrollit te Trafikut Rrugor ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit kreu i dikasterit te Brendshem Luilzim Basha do te bente publik faktin se Salla Operative e Kontrollit Rrugor zoteron tashme nje sistem modern online te kontrollit rrugor lidhjen e drejtperdrejte me njesite e policise se qarkullimit rrugor ne terren dhe percjelljen online te te dhenave per automjetet qe kryejne shkelje te rregullave te qarkullimit ose kane detyrime te pashlyera si dhe fiksimin e pamjeve te aksidenteve nepermjet pajisjeve SCOUT. Duke e vleresuar funksionimin e ketij sistemi si nje hap domethenes modernizues per kontrollin e trafikut rrugor ministri Basha premtoi gjithashtu mbeshtetje te menjehershme per dyfishimin e kapaciteteve te tij. Premtimi i ministrit te Brendshem Brenda marsit me fondet e alokuara nga Ministria e Brendshme do te arrini te dyfishoni keto kapacitete duke arritur ata parametra te barabarta me vende fqinje anetare te BE-se. Policia do te luaje gjithmone e me mire rolin e saj per problemin e trafikut dhe te sigurise rrugore duket se eshte konkretizuar me vendimin e djeshem te Keshillit te Ministrave per rritjen e konsiderueshme prej 660 milione lekesh per Policine e Shtetit.