Golf-Topa golfi me fytyrat e të dashurave të Woods
BRITISH COLUMBIA- Kampioni botëror i golfit, Tiger Woods nuk gjen paqe pas skandalit me drita të kuqe që ka tronditur martesën e tij me Elin Nordegren dhe karrierën sportive. E reja e fundit vjen nga Kanadaja, por nuk bëhet fjalë për një të dashur. 12 mijë topa golfi me emrin "Tiger Woods", mbajnë fytyrat e të dashurave të kampionit. Ideatori i setit të çuditshëm sportiv është Mike Caldwell, një shkrimtar që jeton në British Columbia. Nga shitja e këtyre topave vetëm për tri ditë janë fituar 40 mijë dollarë. (d.b/BalkanWeb)