Sulmi taleban në Pakistan vret 8, përfshi 3 amerikan
Një shpërthim me bombë në
Pakistanin veriperëndimor vrau tetë njerëz dje, përfshi tre anëtarë të
presonelit ushtarak amerikan që po shkonin në ceremoninë e hapjes së një
shkolle vajzash që u rinovua me ndihmën amerikane.Zyrtarët pakistanezë thanë se të paktën tre nxënëse dhe një ushtar vendor u
vranë në sulm dhe se më shumë se 60 të tjerë u plagosën. Talebani në Pakistan
mori përgjegjësinë për shpërthimin.Shefi i policisë së distriktit, Mumtaz Zaren i tha Zërit të Amerikës se
militantët aktivizuan bombën ndërsa autokolona e ushtarëve po kalonte pranë
shkollës në distriktin Dir i Poshtëm në afërsi të Luginës Swat, zonë e njohur
si pikë e fortë për Talebanin.Një deklaratë nga ambasada amerikane në Islamabad tha se personeli ushtarak
amerikan ishte pjesë e një programi stërvitor me trupat paraushtarake në
veriperëndim.